19:10 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përçarje në LVV për postimin që uronte 30 vjetorin e LDK-së: “Marre duhet me iu ardh”

Gjatë ditës së sotshme, LDK festoi 30 vjetorin e saj të themelimit.

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi uroi LDK-në, transmeton Indeksonline.

Por ky postim, duket se po shkakton përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aktivisti i njohur i LVV-së, Atdhe Arifi e ka quajtur postimin si degradues dhe antikombëtar. Ai ka kërkuar që ky status të hiqet nga Facebook.

Postimi i plotë i Atdhe Arifit:

Ne lidhje me nje status degradues e antikombetar qe e pash para pak çastesh ne faqen e Levizjes….

Hiqne statusin nga fb-u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse.

” Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste.

Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”.

Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…

* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje

** marre duhet me iu ardh “