23:13 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / AR

Përditësimi i ri në Instagram e bën atë akoma më të ngjashëm me TikTok!

Instagram tani ju lejon të bëni “pin” deri në 3 postime ose reels në profilin tuaj. Pra, t’i vendosni këto postime në krye të profilit, sikur t’i kishit postuar së fundmi.

Përditësimi ngjason me atë të Twitter dhe TikTok, ku ju mund të bëni praktikisht të njëjtën gjë.

Mund të bëni pin, duke shkuar te tre pikat që ndodhen në këndin e sipërm djathtas të çdo postimi dhe prej aty të klikoni te “Pin to Your Profile”. Nëse e bëni këtë, çdo postim ekzistues do të shtyhet djathtas.

Ky funksion i ri është menduar që në janar të këtij viti dhe është njoftuar zyrtarisht në prill.