07:56 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përditësoni iPhone 5 menjëherë ose telefoni juaj del jashtë funksioni

Disa iPhone dhe iPad të hedhur në treg në 2012 ose para kanë nevojë për një përditësim nga Apple ose përndryshe do të ndalojnë së funksionuari në 9:00 a.m me orën tonë lokale më 3 Nëntor.

Në veçanti është modeli iPhone 5 i cili nëse nuk instalon iOS 10.3.4 nuk do të mund të lidhet më në internet për të aksesuar shërbime apo marrë datën dhe orën e saktë. Si rezultat ato nuk shkarkojnë dot aplikacione në App Store, aksesojnë e-mail-in apo shfletojnë në ueb tha Apple.

Nëse nuk përditësoni telefonët përpara ditës së nesërme, atë nuk e shkarkoni dot përditësimin nga iPhone por duhet ta bëni duke e lidhur me kompjuterin.

“Nëse keni një iPhone 5, përditësimi është veçanërisht i rëndësishëm për softuerin e pajisjes suaj sepse më 3 Nëntor telefoni nuk do të ruajë vendndodhjen e saktë GPS dhe si rezultat funksione si data dhe ora do të bëhen pengesë për funksionimin e App Store, iCloud, e-mail dhe shfletimit në ueb,” shkruante Apple.

Modelet iPhone 4S dhe disa iPad Mini, iPad 2 dhe iPad 3 me çipe celulare duhet të kalojnë në iOS 9.3.6.

Përditësimi është domosdoshëm për shkak të “skadimit” të GPS. Është një problemi i zakonshëm tek disa prodhues dhe ka të bëjë me arritjen e limitit kohor duke kthyer çdo gjë në 0.