09:09 / E Enjte, 12 Janar 2023 / L K

Përdori armën në natën e vitit të ri dhe e postoj videon në rrjete sociale, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarën femër dhe të dyshuarin mashkull në Prishtinë, (vëlla e motër) për armëmbajtje pa leje.

E dyshuara kishte përdorur revolen në natën e vitit të ri dhe ka shtënë në ajër dy herë.

E njëjta rastin e kishte incizuar dhe postuar në rrjete sociale, njëkohësisht kishte pranuar që arma është e vëllait të saj.

“E dyshuara femër kosovare, gjatë festes së vitit të ri ka shtënë në ajër dy herë me revole në oborrin e shtëpisë së saj dhe incizimin e kishte postuar në rrjete sociale. Arma me një karikator me pesë fishekë është konfiskuar . E dyshuara e pranon se ka shtënë ne ajër me armen e cekur me larte  e qe është e vëllait te saj.   Dy te dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./IndeksOnline/