08:58 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Përdori numrat e fatit të gruas, fiton lotarinë pronari që iu dogj shtëpia nga zjarret në Australi!

Asnjëherë nuk duhet dorëzuar se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni. Pasi shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, një burrë ka fituar 1 milion dollarë në lotari.

Burri i cili preferoi të mbeste anonim për mediat tha se asnjëherë nuk mendonte se mund të ndërtonte shtëpinë sërish pasi ajo u shkrumbua nga zjarret.

“Me padurim pres të shkoj në shtëpi dhe të puth gruan, dhe t’i jap lajmin e madh. Kisha humbur shpresat se do ta ndërtoja shtëpinë sërish. Ishin numrat e fatit të gruas”- tha fituesi i lotarisë.

Kujtojmë që zjarret në Australi kanë filluar që nga mesi i dhjetori dhe deri tani kanë shkrumbuar rreth 2000 banesa dhe kanë marrë jetën e 26 personave.