18:03 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Përdorte fëmijët e adoptuar për të fituar para, por i linte pa bukë dhe i rrihte me rrip!

Një grua është akuzuar për abuzim me shtatë fëmijët e adoptuar duke i detyruar që të performojnë për video në Youtube.

Machelle Hackney, ka të adoptuar shtatë fëmijë. E njëjta ka një kanal me 800 mijë ndjekës dhe arrin më shumë se 250 milionë shikime, gjë që sjell shumë të ardhura.

Për të njëjtën thuhet i detyron fëmijët të performojnë video të ndryshme në Youtube.

Kanali përmban fëmijët e saj të adoptuar, që variojnë në moshën 6 deri në 15 vjeç, duke shfaqur një shumëllojshmëri aventurash të shkurta që shpesh përfshijnë beteja Nerf. Ndër të tjera, fëmijët dalin para kamerës dhe i luten të gjithëve që të pëlqejnë dhe të ndjekin kanalin.

Policia thotë se pas kamerës, jeta për fëmijët ishte komplet ndryshe dhe shumë e ndryshme.

Ata nuk ushqeheshin për ditë me rradhë, mbylleshin në dollap dhe përjetonin dhunë fizike me rripa, shkruan Dailymail.

Nëna që i adoptoi, Hackney përdorte edhe spraj me piper duke ua hedhur në fytyrë e trup, përfshirë organet gjenitale. Kjo gjë i linte në agoni për disa ditë, thanë fëmijët për hetuesit.

Ende nuk është vendosur me sa muaj burg do të dënohet.