19:19 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Perez gati të zëvendësoj Benzeman dhe Zidane me yjet e Tottenham

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez po kërkon të shkundë gjërat pas mbetjes 19 pikë pas Barcelonës në garën e titullit.

Sipas “Sport”, Real Madrid njoftohet se do të “sulmojë” Tottenhamin për yllin Harry Kane dhe trajnerin Mauricio Pochettino.

Forma jo e mirë e Benzema ka bërë që Kampionët në fuqi të Evropës të mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe Kane është më i pëlqyeri i Perez.

Gjithashtu edhe epoka e Zidane mendohet se do të përfundoj në fund të sezonit dhe Pochetino është opsioni i parë për vendin e trajnerit. /IndeksOnline/

Temat: