18:40 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Perez injoron me CR7: Klubi është më i rëndësishëm se individi

Pasi fitoi titullin e fundit të Champions Leagues me Real Madridin, Cristiano Ronaldo u largua drejt Juventusit.

Si një lojtar i pjekur që është, Ronaldo është treguar i kujdesshëm në pyetjet drejt tij, dhe nuk ka thënë diçka konkrete.

Ronaldo e kishte paralajmëruar largimin e tij nga Madridi pas finales së Champions League në Kiev dhe tani presidenti, Florentino Perez i ka komentuar deklaratat e tij.

”Tani nuk është koha për problemet individuale, klubi është më i rëndësishëm se çdo kush”, tha Perez, transmeton IndeksOnline.

”Jam i kënaqur që ai ka pesë tituj të Champions Leagues, sikur unë. Gjërat e njejta fliten çdo verë dhe pastaj asgjë nuk ndodhë”.

Por, për Ronaldon komentet e tij kishin vlerë dhe më në fund mbaroi koha e tij në kryeqytetin spanjoll, dhe tani objektivat e tij janë të njejta – por, me Juventusin.

Ronaldo kishte një fillim të ngadalshëm në Serie A, duke mos shënuar në asnjëren prej tri ndeshjeve të para në kampionatin italian.

Megjithatë në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos, CR7 shënoi dy golat e fitores./IndeksOnline/