10:11 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Perez: Jamesi ka të ardhme në Real

Presidenti i Realit, Florentino Perez insiston që mesfushori, James Rodriguez ka të ardhme në klub.

Kolumbiani ishte huazim për dy vite te Bayerni dhe gjatë kësaj verë ishte i lidhur me një transferim te Atletico ose Napoli.

Mirëpo në momentin e fundit transferimi ka dështuar dhe tekniku francez e ka mirëpritur në “Santiago Bernabeu”.

James ka luajtur dy ndeshjet në shtëpi dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë në fitoren ndaj Levantes të shtunën e kaluar, transmeton KosovaPress. “James është lojtar me talent të madh dhe dikush që ka efekt në klub”, deklaroi ai.