14:56 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesit e Barçës dhe PSG-s takohen për ta diskutuar shkëmbimin e mundshëm

Afati kalimtar në Angli tashmë është mbyllur që një javë si dhe dje në Itali, por Barcelona dhe PSG ende mund ta arrijnë një marrëveshje të madhe shkëmbimi.

Afati kalimtar veror nuk është mbyllur ende në Spanjë, Francë dhe Gjermani, dhe klubet spanjolle, franceze dhe gjermane mund të transferojnë ende lojtarë.

Në Angli tashmë ka mbaruar afati kalimtar veror në javën e kaluar dhe është e lehtë të harrohet kjo fazë, por diku tjetër afati është i hapur dhe lojtarët e këtij kampionati ende mund të largohet, transmeton IndeksOnline.

Barcelona dhe PSG janë duke u lidhur vazhdimisht me shkëmbimin e lojtarëve dhe një marrëveshje mund të arrihet këtë verë, gjithnjë sipas mediave spanjolle.

Rabiot is still an exciting prospect at just 23. Image: PA Images

Përfaqësuesit e të dyja klubeve kanë qenë në Madrid së fundmi dhe AS ka marrë pamjet e tyre gjatë një takimi në Gran Melia Felix Hotel.

Raportohet se të dyja klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve, Ousmane Demble dhe Adrien Rabiot.

Presidentët, Josep Maria Bartomeu dhe Nasser Al Khelaifi janë parë duke u larguar nga hoteli, derisa edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është parë aty në atë moment.

Barça dhe Juventusi kanë qenë të lidhura me transferimin e mesfushorit francez, por kampioni i Ligue 1 nuk dëshiron ta shesë lojtarin, edhe pse gjërat mund të ndyshojnë./IndeksOnline/

Dembele has only been at Barcelona for one season but could be sold. Image: PA Images