16:59 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesja kosovare në grumbullim tre-ditor

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të mbajë grumbullimin e radhës prej 3 deri më 5 dhjetor në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian që do të mbahen në fund të janarit.

Akomodimi i Përfaqësueses do të bëhet në Prishtinë, kurse grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 3 dhjetor në orën 11:00.

Përzgjedhësi Ramadan Cimili me ndihmësin e tij, Synaj Keçi do të kenë në dispozicion 17 futbollistë.

Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e kualifikimeve më 12 dhjetor, kur do të bëhet tërheqja e shortit./IndeksOnline/

Temat: