08:20 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfaqësusja kompletoi dje stërvitjen e radhës, pas seancës folën Zhegrova, Rashica, Kryeziu dhe Rrahmani

Me seriozitetin më të madh shtabi teknik dhe futbollistët e Përfaqësueses i kanë marrë dy ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve. 

Gjatë dy stërvitjeve vërehej një atmosferë dhe disponim i mirë në Përfaqësuese që jep shpresa për rezultate të favorshme.

Sot do të zhvillohet stërvitja e fundit para udhëtimit në Azerbajxhan dhe nis në orën 11.00. Pas stërvitjes së parë disa nga futbollistët u shprehën:

Kushtet për stërvitje janë të mira. Ekipi është mjaft mirë , po punohet me shumë përkushtim dhe unë besojë në rezultate të mira. Jam plotësisht i gatshëm për këto dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Do të japim maksimumin nga vetja duke qenë se vetëm si lider i grupit mund të kualifikohemi”, tha Zhegrova.

Ndërsa, Rashica tha: ”Kemi punuar dje dhe sot dhe do të punojmë edhe në vazhdim në kushte jashtëzkonisht të mira që këto dy ndeshje të jenë në favorin tonë. Kemi ekip të mirë dhe vet jam në gjendje të mirë psiko-fizike  dhe goli që shënova këtë fundjavë për skuadër me ka motivuar edhe më shumë”.

”Jemi duke u përgatitur maksimalisht në kushte të mira. Atmosfera e punës është e mirë. Të gjithë e dimë rëndësinë e garës prandaj në së cilën ndeshje do të japim më të mirën të mundshme. Unë shpresoj se kemi gjasa jashtëzakonisht të mira për të ecur tutje”, tha mesfushori, Hekuran Kryeziu.

Dhe mbrojtësi, Amir Rrahmani tha: ”Përgatitjet po shkojnë mirë kjo është dita e dytë dhe do të kemi edhe dy stërvitje deri në ndeshjen kundër Azerbajxhanit dhe e dimë çka duam”.

”Jemi plotësisht të koncentruar dhe besojë se do të dalim fitues dhe jemi të vetëdijshëm që vendin i parë në grup shkon tutje. Jam i gatshëm të jap kontributin tim maksimal”./IndeksOnline/

 

Temat: