20:37 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përforcimi i Prizrenit nga Amerika arrinë në Kosovë

Prizreni, së fundmi, njoftoi se ka arritur marrëveshje me fundorin amerikan, Cristian Bradford.

Bradford luan në pozitat, 2/1, teksa së fundmi ai është paraqitur te Radford Highlanders University.

Dhe pak minuta më parë, klubi nga Prizreni ka njoftuar se Bradford ka arritur në Kosovë.

Image may contain: one or more people and people standing

Basketbollisti në fjalë do t’i bashkohet nesër skuadrës në seancën stërvitore.

Kështu, Bradford pritet të debutojë në javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Lipjanit.

Prizreni do të duhej të luante fillimisht me Prishtinën, megjithatë ndeshja është shtyerë./IndeksOnline/

Image may contain: 4 people, people playing sports, basketball court and shoes

 

Temat: