11:53 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy humbje të papranueshme, KB Prizreni prezanton Cristian Bradford

Pas dy humbjeve të KB Prizrenit, shtabi teknik së bashku me bordin drejtues, bënë një analizë të rezultateve për 6 xhirot e para dhe të arriturat e ekipit.

Për shkak të lëndimit të Jaquan Smith, i cili është një muaj jashtë fushës dhe akoma nuk dihet koha e rikthimit të tij, klubi ka vlerësuar se ekipi ka nevojë për përforcim me një lojtar shtesë.

Përforcimi i cili e plotëson skuadrën nga Prizreni është fundori Cristian Bradford, i cili luan në pozitat 2/1, transmeton IndeksOnline.

Ai ka luajtur së fundi në ekipin e Radford Highlanders University në NCAA1.

Pas plotësimit të dokumentacionit, Cristian Bradford do të ketë mundësinë të paraqitet në lojën e radhës, kundër Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar prej orës 17:00./IndeksOnline/

Image may contain: 4 people, people playing sports, basketball court and shoes