18:53 / E Martë, 31 Gusht 2021 / A. A

Përforcohet Ballkani, afron mesfushorin Argjend Malajn

Argjend Malaj është blerja e fundit e Ballkanit.

Klubi nga Suhareka ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 26 vjeçar.

Malaj ishte në negociata me Drenicën, por për kushte financiare nuk u realizua marrëveshja.

Vushtrriasi së fundi luajti te Feronikeli, ndërsa në të kaluarën ka bërë karrierë te Prishtina, Tirana, Skënderbeu e Kamza.