07:43 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfshihet nga flaka aeroplani që qonte nusen në dasmë, por çifti arritën të martoheshin (Video)

Jo çdo nuse mund të organizojë dasmën ashtu siç dëshiron apo ndoshta në fund diçka prishet.

Kësisoj e pati dasmën edhe njëra prej nuseve, pasi helikopteri që po e dërgonte atë në festë u përfshi nga flakët.

Në momentin e aterimit në një vresht afër Sao Paolos në Brazil, fluturakja nisi të digjej.

Nusja ka arritur të shpëtojë pa u lënduar teksa piloti dhe dy të pranishëm të tjerë morën disa lëndime të lehta, transmeton Indeksonline.

Por as kjo ndodhi nuk i ndaloj që të bënin betimin para altarit, për të vazhduar më vonë edhe me dasmën./Indeksonline/

Temat: