18:59 / E Diele, 14 Prill 2024 / FR

Përfshihet nga flakët një veturë në Gllarevë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Para pak minutash një  veturë është përfshirë nga flakët në Gllarëve të Klinës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, ku po mundohet ta shuajn zjarrin.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr në veturë, apo nëse ka të lënduar.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.