Përfshihet nga zjarri objekti i Ministrisë së Drejtësisë (Foto)
Para pak çastesh objekti i Ministrisë së Drejtësisë në Shkup është përfshirë nga zjarri.
Nga fotot e siguruara nga portali Indeksonline shihet tym i cili del nga katet e larta të këtij objekti.
Siç shihet edhe nga pamjet ekipet e zjarrfikësve janë tanimë në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve./Indeksonline/