09:36 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përfundimisht, ylli i Barcelonës po ikë në janar, për pagë tre herë më të madhe

Mediat spanjolle e quajnë të përfunduar të ardhmen e Javier Mascheranos. Mbrojtësi argjentinas do të largohet me 31 janar nga skuadra katalonase.

Masche nuk ka marrë bekimin e Barcelonës për të vazhduar kontratën duke vendosur përfundimisht largimin.

Skuadra kineze, Hebei Fortune do të jetë skuadra e radhës për ish kapitenin e Argjentinës.

Mascherano do të marrë pagë tre herë më të madhe në Kinë se sa ka aktualisht te Barcelona.

Trajner i skuadrës kineze është argjentinasi Pellegrini./Indeksonline/