16:37 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës që u zhvilluan gjatë ditës së sotme.

Flamurtari u mposht nga Drenica me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golat për skuadrën nga Skenderaji i shënuan Dajaku (21’), Uka (26’) dhe Mustafa (46’), shkruan indeksonline.

Flamurtari në këtë ndeshje ishte pa futbollistin më të mirë, Alban Shillova.

Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 ka fituar në Prizren kundër Lirisë me rezultat 0-4.

Flamurtari është në pozitën e katërt me 16 pikë, një më shumë se Drenica me 15 pikë ndërsa Trepça ’89 është në vendin e gjashtë me 14 pikë. /IndeksOnline/