21:50 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të kthimit të 1/8 së finalës në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Liverpul, përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me ”Mbretërit” të cilët janë pranë kalimit në çerekfinale, pasi kanë epërsinë nga ndeshja e parë, ku fituan me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen tjetër, Napoli e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Frankfurtit.

Golashenues ishte Victor Osimhen në 45+2.

Skuadrën italiane, ka epërsinë edhe nga ndeshja e parë, pasi fitoi 2-0 në Gjermani./indeksOnline/