13:52 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / C E

Përfundojnë pjesët e para – Trepça ’89 e frikshme, paqe në Podujevë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës që po zhvillohen nga ora 13:00.

Trepça ’89 është duke fituar ndaj Besës në Mitrovicë me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.

Dy gola në pjesë të parë për mitrovicasit e shënoi Darwish derisa një gol tjetër e shënoi Berisha.

Për pejanët realizoi Ardi Tahiri në fund të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër, Llapi dhe Prishtina janë duke barazuar pa gola.

Rastin më të mirë e kishte skuadra e Batatinës por Januzi nuk shënoi nga pika e bardhë. /IndeksOnline/