15:00 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përfundojnë tri ndeshjet e sotme të Supërligës, këto janë rezultatet

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës, ku janë përballur Ballkani kundër Ferizajit, Gjilani kundër Flamurtarit dhe Trepça ’89 kundër Dukagjinit.

Ballkani arriti që me tri gola të shënuara të dal me tri pikë nga ndeshja me Ferizajin me golat e shënuara nga Edvic Kuci, Arbër Hoxha dhe Ruxhi, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu si vendas doli me fitore edhe Gjilani kundër skuadrës nga kryeqyteti Flamurtarit, me golat e shënuara nga Selimaj dhe Tomislav Busic.

Kurse Arb Manaj ishte heroi i Trepçës ’89 gjatë ndeshjes së sotme duke e nxjerrë skuadrën e tij nga disavantazhi në fitore me dy golat e tij të shënuara, ku golin e barazimit e shënoi në minutën e 69’ ndërsa atë të fitore në minutën e 88’.

Kështu këto tri ndeshje të luajtura sot përfunduan me 8 gola të shënuara dhe me fitoren e klubeve vendase./IndeksOnline/.