13:07 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / LB

Përfundon aksioni policor në Shtërpcë

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka konfirmuar se aksioni i sotëm policor në katër lokacione në komunë të Shtërpcës tashmë ka përfunduar.

Maloku këtë e ka bërë të ditur përmes telefonit.

Lokacionet ku është zhvilluar aksioni janë tek objekti i strukturave paralele, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.

Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, material e dokumentacione.