21:57 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Përfundon bastisja në argjendarinë në Prishtinë

Pas më shumë se tri orëve ka përfunduar bastisja e Policisë së Kosovës së bashku me zyrtarë doganorë në një argjendari në kryeqytet, e cila dyshohet se ka të bëjë me rastin e grabitjes së një argjendarie më 22 nëntor në Suharekë.

Si redhojë e kësaj, mbrëmjen e se dielës policia është stacionuar në qendër të Prishtinës saktësisht tek argjendaria “Baraku”.

Aty po dyshohet për një mini-bunker (Strehim i posaçëm, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji) në të cilën ekipet e hetuesisë po dyshojnë se ka të fshehur ari, raporton Indeksonline.

Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor i dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

Indeksonline ju ka sjelluar pamje në kohë reale të aksionit të policisë në argjendari. 

Më poshtë mund të ndiqni video të këtij aksioni: