Përfundon “ëndrra” Champions League për skuadrat shqiptare (Video)
Shkëndija është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së Kampionëve pasi u mposht nga RedBull Slazburgu me rezultat të përgjithshëm 4-0 (3-0 dhe 0-1).
Skuadra nga Tetova në ndeshjen kthyese që u zhvillua në Shkup humbi me rezultat minimal 0-1, shkruan indeksonline.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Minamino në minutën e dytë shtesë.
Në fazën tjetër Shkëndija do të luaj në Europa League ndërsa Salzburg do të luaj për Play-off me fituesin e ndeshjes Crvena Zvezda-Trnava. /IndeksOnline/