Përfundon Gara me Tabela, 117 shkolla shpallen fituese
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi bashke me me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, morën pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Garës me Tabela e cila është zhvilluar në rreth 250 shkolla të Kosovës, në kuadër të projektit të GIZ-it gjerman dhe fushatës së MAShT për një arsim më të mirë që po zhvillohet me moton “Arsimi në dorën tënde”.
Bytyqi ka thënë se pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja në arsim, është një nga themelet e krijimit të një shoqërie me mundësi të barabarta për të gjithë dhe për shfrytëzimin e potencialit më të mirë të të gjithëve në funksion të zhvillimit të vendit.
Fituese të kësaj gare, ku nxënësit kanë marr pjesë me aktivitete të ndryshme kreative kulturore, edukativo – arsimore, janë 117 shkolla nga 12 komuna të Kosovës, në mesin e të cilave janë numër i konsiderueshëm ku zhvillohet mësimi me fëmijët e komuniteteve.