11:39 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / L K

Përfundon intervistimi i njërit nga të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, ja çfarë tha

 Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimit i njërit prej te dyshuarve, për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.

E.K para prokurorisë është mbrojtur në heshtje, duke thënë se qëndron prapa asaj që ka deklaruar në Polici.

Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Skender Musa, ka thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe ndjehet keq për ngjarjen që ka ndodhur.

Prezentë ka qenë edhe avokati i familjes së viktimës, Tomë Gashi, i cili tha se i njëjti ka disa vepra të tjera penale dhe se prova kryesore në këtë rast është videoja e shfaqur në rrjete sociale.

Ndërsa, për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër./IndeksOnline/