14:28 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon kërkimi i dy pjesëtarëve të policisë në urën e ‘Bechtel Enkas’ (Foto)

Ka përfunduar kërkimi i dy pjesëtarëve të zhdukur të Policisë së Kosovës në urën e ‘Bechtel Enka-s’, ku parashihej të gjendeshin, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Kërkimi në këtë pjesë të lumit Lepenc ka përfunduar pa sukses në gjetjen e tyre pas më shumë se tri orësh, raporton Indeksonline.

Kërkimet në gjithë këtë hapësirë janë duke vazhduar nga pjesëtarë të shumtë të Njësive të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe gjitha njësiteve të nevojshme institucionale.

Policët në fjalë janë të zhdukur që nga mbrëmja e të shtunës kur vetura e tyre pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, përfundoj në lumin Lepenc./Indeksonline/

Temat: