11:57 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Kërkimet për Armend Trenën vijojnë në vendin “Uji i thartë” (Foto)

Njësitet e FSK-së dhe FIT-i janë duke kërkuar nëpër lumin Lepenc trupin e Armend Trenës.

Ata janë duke kryer kërkimet në vendin e quajtur “Uji i thartë”, raporton Indeksonline.

Kërkimet kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar policët Armend Trena e Malsor Dashi u aksidentuan me veturë të policisë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Pas pesë ditë kërkime, të enjten është gjetur në Lepenc trupi i Malsor Dashit, ndërsa për të Trenës janë duke u zhvilluar akoma kërkimet./Indeksonline/