16:24 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, VV shpall zgjedhjet e brendshme (Video)

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshme e Vetëvendosjes e cila ka filluar që nga ora 11:30, me shpalljen e zgjedhjeve të reja partiake për kryetar të partisë.

Kryesuesi i Këshillit të përgjithshëm, Hydajet Hyseni pas përfundimit të saj, ka thënë se i kanë shpallur zgjedhjet për Kryetar të Vetëvendosjes.

Gjatë një konferencë për media ai më tej ka shtuar se votimet kanë qenë unanime dhe se është e rëndësishme që votimi ka qenë demokratike.

“Në shkurt i skadon mandati i kryetarit të deritashëm”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, kjo mbledhje ishte e zakonshme si edhe mbledhjet e kaluara dhe çdo gjë ishte demokratike.

Ka mundur të kenë qenë kundër dhe pro, por e rëndësishme është që çdo gjë ka qenë demokratike.

Vlenë të ceket se në këtë mbledhje nuk kishte marr pjesë kryetari i saj, Visar Ymeri. /Indeksonline/