18:57 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / A. A

Përfundon me disfatë cikli kualifikues, Kosova U21 me 7 humbje në 10 ndeshje

Kosova U21 u mposht 3-0 nga Turqia U21 në ndeshjen e fundit kualifikuese për kampionatin evropian.

Në 10 ndeshje të zhvilluara ‘Dardanët’ regjistruan bilanc negativ me 7 humbje dhe 3 fitore.

Ekipi i drejtuar nga Rafet Prekazi përfundon grupin në vendin e 5-të përkatësisht të parafundit me 9 pikë.

Ndërsa Turqia pas fitores ndaj nesh përfundoi në vendin e 4-të me 10 pikë.

Është raportuar së fundi në media se kjo do të jetë ndeshja e fundit e trajnerit Rafet Prekazi në krye të Kosovës U21.

Shefki Kuqi dhe Bekim Isufi janë emrat e lakuar për të zënë vendin e selektorit të shpresat.

/Indeksonline/