16:51 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Përfundon ndeshja në Pejë, Drenica mposhtë Besën dhe i largohet ‘vijës së kuqe’

Skuadra e Drenicës ka fituar takimin ndaj Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy golat të shënuar nga Kreshnik Uka dhe një të pranuar nga Qorri, Drenica merr tre pikë të arta në Pejë, shkruan IndeksOnline

Me këtë fitore Drenica i largohet ndjeshëm vijës së kuqe, ku aktualisht ka grumbulluara 33 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë.