15:06 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Përfundon ndeshja pa fitues, Llapi vazhdon me rezultate të dobëta

Ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, e cila u luajt në stadiumin ‘Zahiri Pajaziti’, në Podujevë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1, ku të dy skuadrat kanë marr nga një pikë, shkruan IndeksOnline.

Llapi ishte skuadra e parë e cila kaloi në epërsi në këtë përballje me një supergol të Benjamin Eminit në minutën e 32-të.

Malisheva barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e Fiton Hajdarit.

Skuadra e Llapit edhe sot e dëshmoi se ka kriz të rezultateve, ku deri më tani ka grumbulluar 9 pikë në tetë ndeshje dhe renditet në vendin e shtatë në tabel.

Në anën tjetër Malisheva, renditet në vendin e tetë me 8 pikë./IndeksOnline/