Përfundon në “paqe” ndeshja e parë mes Portos dhe Romës në Europa League

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e play-offit të Europa League, mes Portos dhe Romës.
Rezultati përfundimtar në në stadiumin ”Estadio do Dragao”, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra italiane kaloi e para në epërsi, me golin e shënuar nga Zeki Çelik, në minutën 45+5.
Golin e barazimit për Porton e shënoi Francisco Moura, në minutën e 67-të.
Me këtë rezultat, fati i skuadrës e cila kalon në 1/8 e finales vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet javën e ardhshme në ”Stadio Olimpico”./IndeksOnline/