17:04 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përfundon pa karrige procesi i brendshëm zgjedhor i LDK-së në Vushtrri, fiton sërish Hysni Gërguri

Pas incidentit të dielës së kaluar, procesi i brendshëm zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës përfundoi sot në Komunën e Vushtrrisë.

Fitues edhe për një mandat si udhëheqës i kësaj partie në këtë degë, u rizgjodh Hysni Gërguri. I cili doli ta mposhtë kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahirin.

Indeksonline mëson se çdo gjë u bë me marrëveshje dhe se nuk pati votime. Ashtu siç ishte prononcuar edhe vet Tahiri për mediumin tonë.

Tahiri kishte thënë një javë më parë për Indeksonline se Gërguri do të jetë kryetar i LDK-së në Vushtrri për vitet e ardhshme.

Kujtojmë gjithashtu se rrahja e javës së kaluar në nëndegën “Dardania” ishte një nga skandalet më të mëdha të kësaj partie, pasi që në përleshje u përfshinë veç burrave edhe gratë./Indeksonline/