17:49 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / LB

Përfundon pjesa e parë mes Brazilit dhe Zvicrës

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ballafaqimit ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës e cila po zhvillohet në stadiumin “974” dhe është e vlefshme për rrethin e dytë të ndeshjeve në kuadër të grupit G të Kampionatit Botëror.

Lojë e kujdesshme dhe me pak raste për gol po zhvillohet ndërmjet këtyre dy kombëtareve të cilat në rast të fitores do ta siguronin plasmanin në fazën tjetër të Botërorit.

Vinicius Jr e pati rastin më të mirë për të shënuar gol në pjesën e parë, por ishte portieri i Zvicrës Sommer ai i cili e priti goditjen e tij të fuqishme.