20:46 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë në Prishtinë, rezultati befasues

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të javës së 28-të në Supërligën e Kosovës.

45 minutat e parë të kësaj ndeshje janë mbyllur me rezultat të barabartë pa gola 0:0, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Armend Dallkut gjatë gjithë pjesës së parë ishin më të mirë se mysafirët, por që nuk arritën dot të gjenin së paku golin e epërsisë./IndeksOnline/