18:52 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë, Prishtina me një këmbë në finale


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që po zhvillohet në Fadil Vokrri.


Pas 45 minutave, Prishtina është në epërsi prej dy golave ndaj Drenicës.


Të dy golat në këtë fraksion loje i shënoi Januzi në minutën e 29-të dhe 43-të.


Kujtojmë se ndeshja po luhet pa praninë e tifozëve. /IndeksOnline/