21:38 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / C E

Përfundon pjesa e parë, Shqipëria dy raste të humbura

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes së Izraelit kundër Shqipërisë.

Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin izraelit.

Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme.