Përfundon rivotimi në komunën e Istogut
Ka përfunduar rivotimi në komunën e Istogut.
Qendrat e votimit tashmë kanë filluar të mbyllen përderisa duhet cekur se hapja e tyre është bërë në ora 07:00 të mëngjesit, transmeton Indeksonline.
Duhet shtuar se në kandidim për të parin e kësaj komune janë Gani Dreshaj nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Haki Rugova nga Lidhja Demokratike Kosovës.
Në komunën e Istogut u mbajt për herë të dytë procesi i votimit për kryetarin e komunës për katër vitet e ardhshme.
Ndër të tjerash pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë publike rezultatet brenda disa orëve.
Duhet cekur gjithashtu se partia fituese në Istog do të përcaktojë edhe partinë më të madhe në Kosovës. Kjo pasi LDK e AAK kanë njësoj numrin e komunave të fituara deri tani,shtatë LDK dhe shtatë AAK./Indeksonline/