75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / Gj Sh

Përfundon stinor vjeshtor në Ligën e Parë, Vushtrria e mbyll si Kampion

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore ndaj Besës me rezultat 2-1, duke e mbyllur stinoirn vjeshtor si Kampion, shkruan IndeksOnline.

Fitore sot kanë shënuar edhe skuadrat e tjera që janë në garë për tu inkuadruar në Superligë, Si Feronikeli ’74, Liria, Trepça ’89 e Dinamo e Ferizajit.

Pas 18-ndeshjeve, Vushtrria është lidere e tabelës me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli ’74.

Dinamo Ferizaj renditet e treta me 37 pikë, ndërsa Liria e Trepça ’89 kanë nga 36 sosh./IndeksOnline/