22:18 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përgatituni, dimri i vërtet nis nga nesër (Foto)

Stina e dimrit u tregua e mëshirshme deri më tani, por nga nesër gjithçka do të ndryshoj.

Sipas parashikimit të motit, fundi i muajit shkurt do të shënoj dimrin e vërtet, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditëve të ardhshme parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius.

Më së ftohti do të jetë të martën dhe të mërkurën, kurse nga e enjtja do të ketë prapë ngritje të temperaturave.

Bashkë me reshjet e borës, gjatë fillimit të javës temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -7 gradë, deri në -14 gradë celsius.