18:29 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përgjigjja e Hysajt kur pyetet për përballjen me CR7 është tejet interesante

Mbrojtësi i djathtë i Napolit, Elseid Hysaj thotë se Juventusi nuk e ka fituar ende Scudetton.

”Zonja e Vjetër” tashmë e ka fituar Serie A në shtatë vitet e fundit rresht, teksa sezonin e kaluar, përfundoi vetëm katër pikë para Napolit të Hysajt.

Këtë sezon, skuadra e Maxi Allegrit i ka fituar të gjitha ndeshjet hapëse – 8 – por, mbrojtësi shqiptar është i bindur se ende nuk ka përfunduar asgjë, transmeton IndeksOnline.

Image result for Hysaj Ronaldo

”Nuk ka mbaruar ende”, insistoi Hysaj për Radio Kiss Kiss Napoli.

Tutje, Hysaj foli edhe për përballjen e fundit me super sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

”Ronaldo? Ai nuk ka shënuar ndaj meje, por ai dhuroi një asistim. Jam i lumtur që skuadra e ndaloi atë të shënonte ndaj Napolit”, shtoi Hysaj./IndeksOnline/

Image result for Hysaj Ronaldo 2018