14:20 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përgjigjja e Ramos për tifozët që e vërshëllyen mbrëmë në Bernabeu

Sergio Ramos thotë se është në përgjegjësinë e tij që t’i pranojë vërshëllimat nga tifozët e Real Madridin dhe se ai është krenar për të marrë mbi supe rezultatet e dobëta kohët e fundit.

”Los Blancos” mposhtën Real Valladolidin, 2-0 në ”Santiago Bernabeu” dje nën urdhrat e trajnerit të përkohshëm, Santiago Solari.

Mbrojtësi spanjoll ishte vërshëllyer sa herë që kishte topin në këmbë – edhe pse ai nuk ishte ”viktima” e vetme.

Edhe Gareth Bale deh Karim Benzema gjithashtu ishin subjekt i këtyre vërshëllimave nga tifozët madrilen, transmeton IndeksOnline.

”Sinqerisht, nuk e kam vërejtur këtë”.

”Dhe si kapiten, unë jam krenar që barti mbi supe këtë përgjegjësi të skuadrës”.

”Krenaria ima më ka sjellur këtu ku jam sot, duke i thyer të gjitha rekordet. Ne i kuptojmë se si tifozët ndihen”.

”Ne jemi ata që duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Me rikthimin e rezultateve të mira, ne do ta kthejmë vetëbesimin e tifozëve”, tha Ramos për beIN Sports./IndeksOnline/