22:00 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / AR

“Përhajr na koftë se lufta filloi” – fjalët e fundit të Adem Jasharit para sulmit në Prekaz

Xhevair Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka treguar ekskluzivisht në “Pressing” të T7, për fjalët e fundit që iu tha Adem Jashari.

Ai ka treguar se Adem Jashari më 4 mars ishte në Llaushë me ta.

“Më 4 marsi Ademi ka nejtë në Llaushë më neve. Në ato pozicione ne kemi nejtë deri 3, 4 mëngjesit. Aty ka qenë hera e fundit që jemi takuar”, ka treguar Geci.

Më pas, kishte informatorë që kanë treguar që forcat serbe kanë bllokuar disa rrugë.

“Përhajr na koftë lufta se lufta filloj, por kqyr bëni gajret edhe luftoni sa të muni”, e ka cituar Geci komandantin legjendar Adem Jashari.

Sipas tij, referuar asaj që është thënë në atë kohë, 6 mijë forca serbe e kishin rrethuar Prekazin.

Por Geci ka treguar se depërtimi ishte i pamundur deri në Prekaz.

“E kanë blloku kalimin prej Morine deri te rruga që hynë në Prakaz, tregonin që 6 mijë forca serbe kanë qenë. Ne prej Llaushe i kemi gjuajt forcat serbe prej kodrave”, ka treguar ai.