15:15 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

Perisiq rikthehet në stërvitje, mezi pret të luaj me Hajduk Splitin

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë dhe Hajduk Splitit, Ivan Perisiq është rikthyer në stërvitje.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Perisiq u largua nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe u rikthye te skuadra e tij e fëmijërisë, Hajduk Spliti, por me një lëndim që e pësoi në fillim të sezonit me ekipin anglez.

Megjithatë, tashmë Perisiq ka nisur të rikthehet në fushën e blertë, por s’do të jetë gati për një kohë të gjatë.

Perisiq është duke u përgatitur për Hajduk Splitin dhe shpreson të jetë i gatshëm për Euro 2024, që nis nga muaji qershor, me Kroacinë që është në grup së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën./Indeksonline/