10:56 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / k.v

Përjetoni eksperienca unike të videolojërave me Samsung Z Fold5

Video Games janë një nga aktivitete më të preferuara për të shpenzuar kohën e lirë. Në një epokë ku gaming është kthyer në një fenomen global, smartphone-t nuk janë më vetëm pajisje komunikimi. Ndërsa kërkesa për lojëra vizualisht mahnitëse dhe më sfiduese vazhdon të rritet, zgjedhja e smartphone-t të duhur është bërë një vendim i rëndësishëm për përdoruesit e apasionuar pas lojërave. Samsung duket se ka menduar se si ta bëjë më të lehtë proçesin e përzgjedhjes. Galaxy Z Fold5 i prezantuar së fundmi përmban të gjitha karakteristikat e duhura për të qenë smartphone-i perfekt për gaming.

Ekran i madh për të mos humbur asnjë detaj të lojërave

Dizajni kompakt i Galaxy Z Fold5 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Është fakt që ekrani i madh ofron një pamje më të mirë të lojës dhe ngjyrat e gjalla e bëjnë grafikën edhe më tërheqëse. Me një ekran kryesor 7,6 inç QXGA+ Dynamic AMOLED 2X Infinity Flex me shpejtësi të rifreskimit adaptiv 120 Hz, Galaxy Z Fold5 e plotëson më së miri këtë kusht. Plus, ekrani ka një ndriçimi maksimal deri në 1750 nits, për një përvojë optimale shikimi në ambientet e jashtme edhe nën rrezet e shndritshme të diellit.

Pavarësisht madhësisë së ekranit, ky është versioni më i hollë, më i lehtë dhe më portativ i serisë Galaxy Z, gjë që e bën shumë komod në përdorim. Ekrani kryesor është i pajisur me një shtresë dispersioni goditjeje dhe një pjesë të pasme të ridizajnuar për një ekran më solid. Për më tepër,Galaxy  Z Fold5 është rezistente ndaj ujit pasi është i pajisura me IPX8.

Produktivitet dhe argëtim

Galaxy Z Fold5 ofron një performancë të fuqishme dhe lojë të qëndrueshme, edhe për lojërat më intensive grafike. Rrugëtimi drejt fitores bëhet më i lehtë pasi Galaxy Z Fold5 fuqizohet nga Snapdragon® 8 Gen 2 Mobile Platform for Galaxy. Me harduer dhe softuer të përmirësuar, ky procesor me performancë të lartë përdor AI për të mundësuar lojëra dinamike dhe grafikë të përmirësuar.

Gjithashtu, lojtarët mund të garojnë për orë të tëra, falë sistemit të avancuar të ftohjes, i cili redukton vonesën dhe ruan performancën e lartë duke shpërndarë në mënyrë inteligjente nxehtësinë.

Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët. Kur vjen koha për t’u argëtuar, modelet e reja Galaxy Z Fold5 ofrojnë bateri me qëndrueshmëri të mirë është thelbësore për gaming.

Për më tepër, tani mund të përfitoni nga oferta fantastike që Samsung ka përgatitur një ofertë speciale ku me blerjen e smartphone-ve të serisë Galaxy S23 ose Galaxy Z Fold5 ose Galaxy Z Flip5, merrni dhuratë një Samsung Galaxy S21 FE, ndërsa me blerjen e orëve nga seria Galaxy Waych6 merrni dhuratë Galaxy TabA8. Promocioni fillon nga data 12.10. deri më 12.11.2023 ose deri sa të përfundojë stoku.

Zbuloni më shumë rreth veçorive të Samsung Galaxy Z Fold5 duke vizituar linkun.