08:28 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Përkeqësohet gjendja e pacientëve në Spitalin e Pejës, 51 pacientë kanë nevojë për oksigjen

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 67 pacientë janë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 39 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

337 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,549 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.