18:57 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përkthyeses nuk i besohet që Kosova ka 13 ndeshje pa humbje

Trajneri Bernard Challandes dhe sulmuesi Milot Rashica kanë zhvilluar konferencë për media para ndeshjes kualifikuese kundër Bullgarisë.

Një nga gazetarët kosovar e pyeti trajnerin se pasi ka arritur 13 ndeshje pa humbje, sa do t’i zgjas ky sukses Kosovës.

Përkthyesja e konferencës nuk e kuptoi sa ndeshje ishin pa humbur duke e pyetur dy herë gazetarin.

Mes tyre shpërtheu një e qeshur duke thënë se askush nuk po beson që Kosova ka arritur këtë sukses. /IndelsOnline/